Temperaturat për këtë fillim muaji janë parashikuar të jenë të larta, por deti në jugun e Shqipërisë kryesisht në Vlorë ka qenë me dallgë. Pavarësisht situatës pushuesit dhe admiruesit e plazhit nuk janë larguar, por kanë qëndruar duke provuar thyerjen e dallgëve në breg.