Telenovela e dështimeve të konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka vazhduar edhe në përpjekjen e 28-të të shtunën. Përsëri nuk pati kuorum vendimmarrjeje për formimin e komisionit zgjedhor për votimin e fshehtë që është kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosje.