Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me prindërit në Fier tha se tragjedia e ndodhur në familjen Cani, me vrasjen e djalit të tyre Martinin po përdoret nga të tjerë për të konfuzuar qytetarët. Ai u shpreh se shkollat në vendin tonë nuk janë të pasigurta siç po dezinformohet, ndërsa vuri theksin se Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Evropë.