Menjëherë pas këtij njoftimi, forca të shumta policie, përfshirë “Shqiponjat” dhe strukturat operacionale, janë nisur drejt vendit të dyshuar të ngjarjes. Megjithatë, pas kontrolleve paraprake, nuk është konstatuar asnjë rast apo provë që të konfirmojë një krim të tillë.