Shefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian Kaja Kallas dhe Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio diskutuan të martën mbi luftën në Ukrainë, Iranin dhe Kinën në bisedën e tyre të parë telefonike që kur administrata Trump mori detyrën më 20 janar. Telefonata vjen mes shqetësimesh të rritura në Evropë rreth asaj që nënkupton administrata e re, me politikën e saj “Amerika e Para”, për lidhjet transatlantike që kanë të bëjnë me mbrojtjen, sigurinë, ekonominë, tregtinë e fusha të tjera.