Tomi është inxhinier informatik. Prej gati 9 vitesh drejton një biznes në sektorin e teknologjisë së informacionit. Biznesi i tij prej 6 punonjësish klasifikohet te profesionet e lira që në bazë të VKM-së së vitit të shkruar detyrohet që nga 1 prilli i këtij viti të paguajë tatimin e mbajtur në burim, një taksë e re në masën 15%.