Top Channel/ Tefta Malaj lë spitalin në karrige me rrota, 12 ditë pasi bashkëshorti i vrau vajzën
18/05/2023 22:29

Tefta Malaj, 39 vjeçarja shqiptare e cila u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 maj në Itali ka lënë spitalin. 39-vjeçarja ra pre e sulmit me thika të bashkëshortit Taulant Malaj i cili vrau edhe vajzën Xhesika si dhe fqinjin italian Massimo De Santis, pasi dyshonte që ky i fundit kishte një lidhje intime me bashkëshorten e tij Teftën. Mediat italiane kanë publikuar fotot ku shihet Tefta në një karrige me rrota. Ndërkohë avokati i saj, i ka drejtuar një thirrje të hapur presidentit të Italisë, Sergio Mettarella të cilit i ka kërkuar që t’i japë nënshtetësinë 39 vjeçares, ndaj së cilës ka gjuhë urrejtje në rrjetet sociale. Në dëshminë e dhënë, Tefta Malaj u ka rrëfyer hetuesve se pasi vrau Massimo De Santis, për të cilin besonte se ishte i dashuri i saj, Taulanti kishte hyrë në dhomën e gjumit ku ishte gruaja e tij dhe e kishte goditur të parën. Në ato momente kishte ndërhyrë vajza e 16 vjeçare e çiftit për të shpëtuar të ëmën. Më pas Malaj zbulon se nga dhoma e gjumit, Taulanti e kishte tërhequr në kuxhinë ku vazhdonte ta godiste me thikë. Pas krimit të rëndë shqiptari ka xhiruar me celularin e tij një video menjëherë pas atentatit, duke filmuar fillimisht trupin e pajetë të burrit dhe më pas ka filmuar vajzën e tij dhe gruan në gjendje gjysmë të ndërgjegjshme. Videoja i është dërguar një bashkatdhetari me banim në Italinë veriore i cili ka lajmëruar menjëherë policinë lokale.

Top Channel/ Sulm mbi një rafineri nafte, reagon ministria e jashtme: Do t’i përgjigjemi Teheranit
18/03 23:24
Top Channel/ Vrasja e ministrit iranian të Inteligjencës, reagon Ankaraja: E paligjshme
18/03 23:24
Top Channel/ Revista prestigjioze: Ndër pesë vendet e NATO-s që mbështeti Trump për Iranin
18/03 23:23
Top Channel/ “Nuk ka pikë pëlqimi për Mateon”, Rogerti për Brikenën: Si nuse që do të…
18/03 21:02
Top Channe/ Prindërit në paraburgim, fëmija në terapi intensive pas ndërhyrjes
18/03 21:02
Top Channel/ Një tjetër zyrtare “trazon” Trumpin! Shefja e inteligjencës refuzon pyetjen për Iranin
18/03 19:55
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Nafta, sërish rekord! Rritet brenda ditës me 5% çmimi në tregjet ndërkombëtare
18/03 19:46
Top Channel/ “Do rriten të gjitha çmimet”! Ish-ministri Malaj: Qeveria të ndërhyjë për naftën
18/03 19:43
Top Channel/ “Si njeri pa njeri”, Selin e përlotur pas largimit të Gimbos: Ishte e vështirë…
18/03 19:36
Top Channel/ Përdhunim… 40 krime për djalin e Princeshës së Kurorës në Norvegji, kërkohet burg
18/03 19:22
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top Channel/ Izraeli sulmon Bejrutin me breshëri raketash, pallati shfaroset për pak sekonda
18/03 19:21
Top News – ‘Nafta u rrit, por pak.’ Kryeministri Rama me importuesit: Taksat nuk preken!
18/03 15:28
Top Channel/ Paga mbi 1 mijë euro! 2000 vende pune në panair, kërkesa e lartë në turizëm
18/03 15:23
Top Channel/ AMA mbyll aplikacionin pirat “Kanali im”, hiqet nga Play Store
18/03 15:20
Top Channel/ Rejsi Farma, gjobë spitaleve! Dyshohet për fatura të dyfishta ndaj spitalit të Fierit
18/03 15:16
Top Channel/ SPAK çon Ahmetajn për gjykim, 11 të pandehur për korrupsion e pastrim parash
18/03 15:14
Top News – Kanali i piratëve / AMA mbyll aplikacionin që vidhte Digitalb
18/03 15:07
Top News – 4 mld euro investime në rrugë / PD dhe PL kërkojnë hetim parlamentar nga 2014-ta
18/03 14:54
DIGITALB DIGITALB