Një qytetar fierak, në një prononcim për mediet shprehet i pasigurt për sigurinë e tre fëmijëve të tij. Ai tregon shqetësimin për kriminelët, vrasësit e përdhunuesit që jetojnë të lirë në vendin tonë. Por, i irrituar nga realiteti, qytetari i drejtohet në mënyrë agresive një gazetareje, që ka raportuar rastin prej disa orësh nga gjykata dhe qyteti i Fierit, ku aktualisht qytetarët po protestojnë dhe po kërkojnë dënim me vdekje për vrasësin e 8-vjeçarit Mateo Vasiu.