Në orët e para të së hënës ka vdekur 73-vjeçarja e plagosur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevës. Ajo i ishte nënshtruar intervenimeve emergjente në QKUK por për shkak të plagëve të marra nuk ka arritur të mbijetojë. E plagosura tjetër, që njëherësh është edhe e dyshuar për vrasjen po vazhdon të trajtohet në mjekimin intensiv dhe sipas mjekëve është në gjendje të rëndë shëndetësore.