Një konflikt ka ndodhur mes dy personave në Peqin për motive të dobëta, ku dyshohet se të dyja palët kanë qëlluar e armë zjarri në ajër. Njëri prej tyre, i cili po ashtu dyshohet se ka qëlluar me armë, rezulton të jetë me precedent penal. Konflikti ka ndodhur gjatë aktivitetit për festat e nëntorit. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se kryetari i Bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi ka ndërhyrë për të shuar konfliktin, dhe se një nga personat e përfshirë në këtë konflikt është nipi i tij. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja plumbash, ndërsa policia po punon për kapjen e personit që qëlloi në ajër me armë.