Qeveria duhet të marrë masa dhe të rishikojë taksa mbi karburantet. I këtij mendimi është eksperti për ekonominë Zef Preçi sipas të cilit shtrenjtimi i çmimeve të tyre po rëndon kostot e qytetarëve. Rritja e fortë e tyre shton ai, nuk lidhet vetëm me çmimet në tregjet ndërkombëtare, por edhe me mungesën e kontrollit në tregun vendas.