Zgjedhjet e 6 marsit konfirmuan edhe një herë se të rinjtë janë indiferentë për të vendosur për fatet e tyre. Të dhënat e publikuara nga Komisoni Qendror Zgjedhjeve nxorën në pah se grupmoshat nga 18 në 24 vjeç përbënin vetëm 10 % të zgjedhësve që iu drejtuan kutive të votimit, ndërsa mosha e tretë edhe këtë herë rezultoi më e devotshmja.