Ky dhjetor i gjeti sërish demokratët e ndarë. Partia që lindi me ëndrrën e shqiptarëve për ta bërë Shqipërinë si Europa, e cila pati meritën për rrëzimin e sistemit komunist, sot pas 33 vitesh e përkujton 8 dhjetorin e përçarë. Sali Berisha me të tijët në selinë e PD-së, ndërsa Basha mblodhi mbështetësit në një sallë hoteli. Pa qenë vetë i pranishëm në bashkëbisedim, vendin e Lulzim Bashës e zuri Kreshnik Collaku, që gjatë fjalës së tij pati një reflektim për gjendjen e Partisë Demokratike sot.