Ashtu siç ishte paralajmëruar, të gjithë studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit janë rikthyer në auditore, por më pas ata i janë nënshtruar procesit të verifikimit të kryerjes së vaksinës. Të pavaksinuarve u është kërkuar të dalin nga auditorët dhe të kthehen në to pas kryerjes së vaksinës.