Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e SPAK gjatë kësaj periudhe. Gjatë raportit është diskutuar për strukturën dhe plotësimin e stafit të SPAK dhe të BKH por edhe plotësimi me mjete pune dhe ambiente. Kreu i SPAK tha se prokurorët janë 6 persona në një zyrë Dumani, kërkoi nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të bëjnë kujdes me emërimin e prokurorëve në SPAK por edhe me plotësimin me ndihmës ligjore që do të asistojnë prokurorët.