Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, reagoi ashpër pas lajmit se Beogradi nuk i ka lejuar katër ministrave të Republikës së Kosovës vizitën e paralajmëruar në Luginë të Preshevës. Përmes një postimi në Facebook, Kamberi tha se Serbia është vendi i vetëm në rajon që kufizon me ligj lirinë e përdorimit zyrtar të simboleve kombëtare.