Top Channel/ Të ndiqet krimi e jo individi/ Rama me fjalët e prokurorit Jackson: Drejtësia e pavarur
22/11/2025 15:07

Në një moment ku debati publik në Shqipëri është përqendruar tek roli i prokurorisë dhe balanca mes pushteteve, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të rikthehet te një nga figurat më të rëndësishme të drejtësisë amerikane: Robert H. Jackson. Me këtë referencë, Rama synon të vendosë diskutimin shqiptar në të njëjtat parime themelore që kanë frymëzuar demokracitë perëndimore: drejtësia duhet të jetë e pavarur, por edhe e përgjegjshme, dhe prokurori duhet të ndjekë krimin, jo individin. Rama thekson se figura e Jackson-it e ka impresionuar prej kohësh. Jackson ishte Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, gjyqtar i Gjykatës Supreme dhe një nga arkitektët e akuzës në gjyqin historik të Nurembergut, duke vendosur themelet morale të rolit të prokurorit në një shtet të së drejtës. Sipas Ramës, paralajmërimet e Jackson-it, të dhëna në vitet ’40, duken si të shkruara për realitetin shqiptar të sotëm. Në fjalimin e tij të njohur “Prokurori Federal”, Jackson përshkruan fuqinë e jashtëzakonshme që ka një prokuror, i cili mund të ndikojë drejtpërdrejt mbi jetën, lirinë dhe reputacionin e një qytetari. Ai paralajmëron se kur kjo fuqi përdoret nga njerëz të drejtë, prokuroria bëhet një instrument i dobishëm për shoqërinë; por kur bie në duart e një njeriu të gabuar, prokurori mund të bëhet personi më i rrezikshëm i një vendi. Jackson thotë se abuzimi më i madh nis aty ku prokurori nuk kërkon krimin, por kërkon njeriun që dëshiron të godasë. Kur zbatimi i ligjit personalizohet, drejtësia humbet balancën dhe kriminalizohet fakti i të qenit i papëlqyer nga funksionari i gabuar. Prandaj prokurorit i kërkohet jo vetëm profesionalizëm, por ndershmëri, integritet, paanshmëri dhe guxim moral. Detyra e tij kryesore nuk është të fitojë çështje, por të bëjë drejtësi. Rama e lidh këtë filozofi me realitetin shqiptar, duke thënë se pushteti është më i denjë pikërisht atëherë kur pranon t’i nënshtrohet drejtësisë së pavarur. Për të, kjo është një paralajmërim i vlefshëm sot, në një moment ku diskutimi për kompetencat e prokurorisë dhe kufijtë kushtetues ka marrë një dimension të ri. Në përmbyllje, Rama thekson se fjalimi i Jackson-it mbetet një manual etik për prokurorin demokratik, dhe një shenjë se drejtësia funksionon vetëm atëherë kur ligji përdoret për të zbuluar krimin jo për të gjetur njeriun që duhet goditur.

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44