Përmes një letre dërguar presidentit Joe Biden, komuniteti shqiptaro-amerikan shprehu shqetësimin për veprimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe kërkoi që Shtetet e Bashkuara dhe BE-së të kalojnë në veprime konkrete ndaj Aleksandar Vuçiç. “Jemi thellësisht të shqetësuar nga kërcënimi i vazhdueshëm që paraqet Serbia dhe presidenti Vuçiç ndaj Kosovës dhe popullit të saj”, nënvizohet në letrën e nënshkruar nga rreth 90 shoqata dhe grupe shqiptaro-amerikane, të një spektri të gjerë.