Në nisje të regjistrimeve të nxënësve në klasat e para, komuniteti rom e egjiptian në Elbasan u kërkon institucioneve arsimore të zbatojnë rregulloren e regjistrimeve për të mos rrezikuar segregimin e shkollave. Në katër shkolla 9-vjeçare në bashkinë e Elbasanit ka një numër të konsiderueshëm të nxënëse rom dhe egjiptian, kjo sipas këtij komuniteti ka bërë që shumica të mos i preferojë këto shkolla.