Top Channel/ Të ndarë në PD, bashkë në sallë! Zbulohet vota e këshilltarëve opozitarë në Durrës
04/12/2025 19:46

Të ndarë për partinë, por të bashkuar për qytetin. Kjo ishte panorama që u pa qartë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Durrësit, ku në krah të njëri-tjetrit u ulën sërish kryetari i PD-së së qytetit, Ardian Muka, dhe nënkryetari i saj, Dritan Burgija. Të dy mbeten përfaqësues të zgjedhur të demokratëve në parlamentin vendor, por në këtë moment tensioni të brendshëm nw parti, të dy përfaqësojnë qëndrime në konflikt të hapur mes tyre. Burgija i është bashkuar lëvizjes për ringritjen e PD-së, të nisur nga Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti e të tjerë demokratë, një nismë që lidershipi zyrtar i partisë, Sali Berisha dhe drejtuesit lokalë, e ka kundërshtuar ashpër, duke i cilësuar bashkëbisedimet e demokratëve si “takime kafenesh”. Pas një periudhe të gjatë mungese, në mbledhje u shfaq edhe këshilltari tjetër demokrat, Arlind Boshku, sekretar i PD-së lokale, i cili vetëm një natë më parë u pa po ashtu në krah të lëvizjes së Salianjit. Të njëjtës rryme i janë bashkuar edhe ish-deputeti Pëllumb Berisha, nënkryetar i PD-së në Durrës, ish-drejtuesi i degës Luan Hoti, si dhe sekretari organizativ Nikolin Radovani. Megjithatë, pavarësisht përplasjes së brendshme, në sallën e Këshillit Bashkiak u vu re një tjetër realitet: Këtë herë këshilltarët e opozitës nuk debatuan me këshilltarët e shumicës dhe së bashku miratuan njëzëri tri pikat e rendit të ditës.

Top Channel/ Berisha: Ulja e akcizës, tallje. Nuk ka integrim në BE për shqiptarët
05/04 19:40
Top Channel/ Takimet e Ramës në njësinë 5, Braçe i revoltuar që nuk mori pjesë: Histori deliri
05/04 19:38
Top Channel/ “Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”, Berisha i përgjigjet Ramës për…
05/04 17:47
Top Channel/ Politika urim për Pashkët, mesazhet nga Begaj, Rama dhe Berisha
05/04 15:08
Top News – Urimet për Pashkën. Begaj, Rama e Berisha mesazhe për besimtarët
05/04 12:55
Top Channel/ Pashkët/ Rama bën urimin me videon e veçantë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale
05/04 12:53
Top Channel/ Rama:Je dakord ti që unë të kem klonin tim? Ja si përgjigjet biotikistja në Flasim
05/04 10:57
Top News – ‘Korrupsioni, sëmundje e rëndë e trashëguar. Ne kemi rritur të ardhurat buxhetore’
05/04 10:24
Top News – ‘Fonde për fermerët e rinj’. Rama flet për skemën kombëtare të bujqësisë
05/04 10:24
Top News – Shtrenjtimi i naftës, Rama: Miratuam uljen e akcizës nëse çmimi shkon mbi 220 lekë
05/04 10:24
Top News – Kryeministri Rama prezanton nismën e qeverisë ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’
05/04 10:24
Top News – ‘Bëjnë çmos, të mbulojnë punët me ziftin e dëshpërimit, baltën e urrejtjes’.
05/04 10:23
Top Channel/ ‘Ti je të dhëmbi i qenit’, Rama batuta në Flasim: Unë nuk kam më në dispozicion…
05/04 10:22
Top Channel/ Kryeministri Rama rendit ngjarjet më të rëndësishme të Javës
05/04 10:16
Top Channel/’Ruset janë shumë të bukura’ Rama batuta me studentin shqiptar që ka mbaruar në Moskë
05/04 10:13
Top Channel/ Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, Rama: Lehtësim kushtesh dhe …
05/04 09:54
Top Channel/ Rama: Ekonomia jonë është fuqizuar shumë, 1 miliard të ardhura shtesë…
05/04 09:48
Top Channel/ Akciza e naftës, Rama:Do bëjmë të mundur që qytetarët të mos abuzohen, masa drastike…
05/04 09:45
Top Channel/ ‘Dyfisho ndërrmarjen tënde’, Rama: Brenda një muaji do shpallim programin për….
05/04 09:45
Top Channel/ Rama në Flasim: Luftë mizerabël politike, punët e Shqipërisë i mbulojne me…
05/04 09:44