Top Channel/ Të ndarë dhe vetëm, si do të trajtohen Nicolas Maduro e gruaja e tij në burgun famëkeq
08/01/2026 21:18

Nga pallati presidencial në qeli izolimi. Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, po përballen me një realitet krejt tjetër pas arrestimit dhe paraburgimit në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit (MDC) në Brooklyn, një nga burgjet federale më problematike në SHBA. CNN shkruan se çifti pritet të mbahet i ndarë nga pjesa tjetër e të burgosurve për arsye sigurie, në qeli individuale dhe me kontakt shumë të kufizuar, edhe mes tyre. Kushtet në MDC përshkruhen si të vështira: mungesë ngrohjeje dhe ajrimi, dyshekë të hollë mbi pllaka metalike dhe izolim deri në 23 orë në ditë. Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë detaje mbi trajtimin e tyre, por ish-zyrtarë të burgjeve federale theksojnë se Maduro konsiderohet rrezik sigurie dhe nuk mund të vendoset me të burgosur të tjerë. Ai pritet të qëndrojë në Njësinë Speciale të Strehimit (SHU), nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Në paraqitjen e parë në gjykatë në Nju Jork, Maduro dhe Flores deklaruan pafajësi për akuzat për trafik droge dhe armësh. Ata nuk kundërshtuan paraburgimin në këtë fazë, ndërsa gjykata i informoi për të drejtën e kontaktit konsullor. Burgu MDC ka një histori të errët me ndërprerje energjie, mungesë personeli dhe episode të dhunshme, përfshirë vrasje mes të burgosurve. Për këtë arsye, autoritetet amerikane pritet të zbatojnë masa maksimale sigurie, për të shmangur çdo incident të ngjashëm me rastin Epstein. Maduro dhe bashkëshortja e tij do të dalin sërish para gjykatës federale të Manhattanit më 5 janar.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02