Klodjana Jani është vetëm 43 vjeçe dhe në fillim të këtij viti u diagnostikua me kancerin e gjirit. Teksa konstatoi se diçka nuk shkonte me të, ajo bëri ekon e parë dhe më pas mamografinë prej të cilave rezultoi se nuk ishte diçka shqetësuese por ajo insistoi të bënte kontrolle të tjera derisa u diagnostikua me kancer gjiri në stadin e dytë. Një moment tronditës që i mpiu gjymtyrët, që i ngriti shumë pikëpyetje por shumë shpejt ajo gjeti forcën për ta kaluar