Kryeministri Edi Rama ka folur në Bazën Ajrore në Farkë për situatën e zjarreve që përfshinë vendin tonë gjatë muajit gusht duke i shprehur ngushëllimet djemve të çiftit që humbën jetën në betejën me flakët. Rama shprehu mirënjohje për të gjithë forcat që punuar fort për shuarjen e zjarreve duke thënë se me një situatë të vështirë u përballën edhe vende shumë pranë Shqipërisë.