Baseni i Vjosës dhe problematikat që lidhen me cilësinë e burimeve ujore ishin sot pjesë e diskutimeve mes shkencëtarëve, ekspertëve të mjedisit dhe insitucioneve vendore që lagen nga Vjosa. Këshilli i basenit të Vjosës u mblodh në Tepelenë, një prej bashkive që gjendet në zemrën e rrjedhës së lumit të fundit të egër të Europës.