Top Channel/ “Të luftojmë për barazi”, ambasadorja Francës ditën e 8 Marsit:Kur erdha në Shqipëri…
08/03/2024 21:29

8 marsi jo vetëm për një ditë. Në një intervistë për Top Channel ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard ndan urimin e saj për gratë shqiptare dhe tregon betejat e fituara dhe ato që duhen luftuar në të ardhmen. “Franca ka marrë këto ditë një vendim shumë të guximshëm, aborti një e drejtë kushtetutese. Vendosja në Kushtetutë e kësaj të drejte themelore të grave në lidhje me trupin e tyre është një mesazh shumë i fortë. Ka akoma beteja të tjera për të fituar mbi të drejtat seksuale dhe riprodhuese të grave, lirinë se si të përdorin trupin e tyre, por edhe të drejta të tjera të shumta themelore mbi shëndetin, mbi jetën që shpesh e kanë të rrezikuar. Pra është gjithnjë e nevojshme të luftojmë për një barazi të plotë mes burrave dhe grave. Urimi që mund të bëj është qe kjo krenari për ne të bëhet një mesazh universal dhe i mbështetur nga të gjithë dhe që e drejta e grave për abort, si të gjitha të drejtat e tjera të grave, të vendoset në të gjitha legjislacionet e vendeve të botës. Ky është urimi im më i mirë për Shqipërinë”, tha Catherine Suard-ambasadore e Francës në Shqipëri. Diplomacia feministe është në qendër të veprimtarisë së Ambasadës Franceze, por përtej numrave, a është roli i grave në politikë po aq i fuqishëm sa burrat? “Mendoj se nuk bëhet fjalë për atë që burrat u lejojnë të bëjnë sepse gratë duhet përpiqen vetë të zënë një vend sa më të madh. Është gjithmonë një betejë dhe asnjëherë një gjë që u është dhënë. Mendoj se gratë në Shqipëri dhe në botë e kanë kuptuar këtë. Kur erdha në Shqipëri u çudita pa masë kur konstatove se në çfarë shkalle të lartë është përfaqësimi i grave në politikë, ndoshta edhe më shumë se në Francë. Por mendoj se aksesi në punësim, në sipërmarrje, në jetën ekonomike, ndoshta në zonat jashtë Tiranës është një sfidë e rëndësishme”, deklaroi Catherine Suard-ambasadore e Francës në Shqipëri. Mbrojtja e të drejtave të grave duhet të trajtohet pa diferencime njëjtë si për të drejtat e njeriut , për ambasadoren Suard, teksa shpjegon fushatën në vendin tonë në plan afatgjatë. “Në një plan më direkt, do të takoj të rinj për të folur pikërisht për produktet e higjienës personale sepse është një temë tabu, për të cilën askush nuk flet, nuk flitet për menstruacionet e grave. Nuk bëhet. Por në fakt është një peshë, një pengesë shumë e rëndë dhe me kosto ekonomike. Shumë gra nuk marrin masat e nevojshme sepse nuk i kanë mundësitë, është e kushtueshme. Kjo është absolutisht e papranueshme, është çështje dinjiteti dhe mund të zgjidhet me masa të thjeshta. për shembull në Francë, që nga viti 2016 TVSH-ja për produktet e higjienës është ulur shumë, nga 20% që ishte, tani është 5,5%. Kjo është diçka me shumë interes dhe mund të merret në shqyrtim edhe nga Shqipëria. Gëzohem të konstatoj se debati është shtruar tashmë edhe në Shqipëri”, tha Catherine Suard-ambasadore e Francës në Shqipëri.

Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16