Përgjatë tubimit të 22 marsit të Partisë Demokratike në kryeqytet u lënduan gjashtë punonjës të policisë, por edhe protestues të opozitës. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësit e Policisë së Shtetit teksa dënoi ashpër dhunën ndaj uniformave blu. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për përfshirjen e të miturve në akte dhune. “Kjo nuk është protestë, por akt i pastër manipulimi dhe shfrytëzim kriminal i të miturve. Mjerim i madh e pabesi të vësh përpara të miturit, t'i shtysh të ndezin molotovë dhe të hedhin fishekzjarre ndaj institucioneve e punonjësve të Policisë së Shtetit. Kjo nuk është protestë, por akt i pastër manipulimi dhe shfrytëzim kriminal i të miturve. Autorët, organizatorët dhe nxitësit e dhunës do të mbajnë përgjegjësi. Ne do të qëndrojmë fort në mbrojtje të ligjit, institucioneve dhe çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë”.