Top Channel/ Të humbur nga 25 marsi, gjenden trupat e pajetë tre ushtarëve amerikanë në Lituani
31/03/2025 21:45

Ushtria amerikane tha se trupat e tre prej katër ushtarëve amerikanë që u raportuan të zhdukur pasi automjeti i tyre u zhyt në një moçal në Lituani javën e kaluar janë gjetur. “Ushtarët që kemi humbur në këtë tragjedi nuk ishin vetëm ushtarë, ata ishin pjesë e familjes sonë. Zemrat tona janë të rënduara nga një pikëllim që jehon në të gjithë Divizionin Marne”, tha në një deklaratë gjeneralmajori, Christopher Norrie, gjeneral komandues i Divizionit të 3-të të Këmbësorisë. “Ne jemi në pikëllim me familjet dhe të dashurit e këtyre ushtarëve të të jashtëzakonshëm gjatë kësaj kohe të vështirë. Por kërkimi nuk ka përfunduar derisa të gjithë të jenë në shtëpi. Fjalët nuk mund të shprehin mirënjohjen tonë për ata që punojnë gjatë gjithë kohës gjatë këtyre përpjekjeve të gjera kërkimi dhe rimëkëmbjeje dhe angazhimin tuaj të palëkundur për të mos pushuar derisa të gjenden të gjithë”, tha Norrie. Operacionet e kërkimit dhe rikuperimit vazhdojnë për të gjetur ushtarin e katërt, thuhet në deklaratë. Katër ushtarët u caktuan në Brigadën e Parë të Blinduar, Divizioni i 3-të i Këmbësorisë nga Fort Stewart, Gjeorgji. Identiteti i tyre po mbahet konfidencial deri në njoftimin e familjarëve. Ushtarët dhe automjeti, ishin zhdukur që në mëngjesin e 25 marsit, kur ata po kryenin një mision trajnimi mirëmbajtjeje, duke rikuperuar një tjetër automjet amerikan në një zonë stërvitore në Lituani. Mjeti u gjet mëngjesin e 26 marsit, Forcat ushtarake të SHBA-së dhe partnerëve të saj kanë punuar gjatë gjithë kohës për të nxjerrë automjetin prej gati 70 tonësh nga këneta.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02