Lirimi i masave anticovid në vend, po vazhdon. E fundit është ajo që shtetasit shqiptarë e të huaj, që vizitojnë Shqipërinë nuk përballen me kufizime. Nuk duhet të bëjnë tampon apo të paraqesin dokumenta shtesë të veçanta. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm 2 persona rezultojnë të prekur nga Covidi në gjithë vendin. Në 24 orët e fundit fatmirësisht asnjë fatalitet në Shqipëri. Numri i personave të vaksinuar po kap shifrën 800 mijë.