Ndërtimi dhe aktivitetet e pasurisë së paluajtshme vazhdojnë të jenë lokomotiva e ekonomisë, gjë që u konfirmua dhe në rritjen ekonomike të tremujorit të parë. Tashmë ky sektor po ndihmohet edhe nga bumi turistik që po përjeton vendi. Përveç turistëve, në vend janë rritur me 58% edhe vizitat profesionale dhe për biznes. Shumë prej tyre po investojnë në pasuri të paluajtshme në vendin tonë.