Për gjysmë ore u ekspozua para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë një hartë e Kosovës e rrethuar me grila. Qëllim ishte shfaqja e realitetit në të cilin jetojnë qytetarët e Kosovës, të privuar nga e drejta e lëvizjes. Sipas Lëvizjes për Demokraci, qytetarët e Kosovës janë të diskriminuar nga Bashkimi Evropian.