Nga shkolla “Betim Muço” në Kombinat, e cila po përgatitet për të mirëpritur nxënësit për vitin e ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se siguria në institucionet arsimore dhe plotësimi i të gjitha kushteve të nevojshme për një vit të mbarë shkollor janë prioritet i punës se bashkisë.