Disa persona janë helmuar nga ushqimi në një dasëm dhe kanë përfunduar në Urgjencën e Spitalit Durrës. Sipas raportimeve të mediave mes burrave dhe grave të helmuar ka edhe fëmijë. Top Channel ka mësuar se aktualisht 6 vetë janë të shtruar në urgjencë dhe po marrin shërbim mjekësor. Gjendja e tyre nuk është serioze. 6 personat po ndiqen në vazhdimësi nga mjekët deri në përfundim të analizave dhe ata nuk kanë temperaturë, por vetëm të vjella.