Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për 20 të arrestuarit në çështjen e mbetjeve të rrezikshme të Kurumit. Pas verifikimit të kushteve, 9 nga 13 të arrestuarit paraprakisht me burg mbeten në qeli, ndërsa 4 të tjerë u lanë në arrest shtëpie. Për 7 të tjerë është vendosur masa e sigurimit “detyrim paraqitjeje” dhe ndalim i daljes jashtë vendit.