Nga fshati Gërnec i bashkisë Selenicë e lehtë është ikja, por kthimi i vështirë. Banorët që kanë mbetur në fshat ndihen të izoluar. Askush nuk u vjen për vizitë dhe për të shkuar në spital kur kanë urgjenca shëndetësore është mision i pamundur. qendra shëndetësore e fshatit nuk ka dyer e dritare dhe as mjek apo infermierë. Shkolla është mbyllur prej vitesh. rrugët janë bosh dhe kalon gati një orë derisa shfaqet banori i parë në horizont.