Deputetët e Kuvendit të Kosovës munguan 440 herë në seanca plenare gjatë sesionit pranveror i cili u mbyll të enjten. Dukuria negative sipas Institutit Demokratik i Kosovës po përsëritet edhe në legjislaturën e tetë, ndaj kërkohet që me anë të rregullores së re të Kuvendit të gjobiten ata që mungojnë pa arsye.