Flamuri shqiptar është parë në stadiumin “Lusail”, aty ku pritet të nisë finalja e madhe e Botërorit katar 2022, mes Argjentinës dhe Francës. Të dyja kombëtaret synojnë trofeun e tretë në histori. Trajnerët Lionel Scaloni dhe Didier Deschamps zbulojnë edhe kartat teksa në fushë për Argjentinën rikthehet Angel Di Maria.