Shqiptarët nga Kosova kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në qytetin bregdetar duke vizituar dhe shijuar jo vetëm qytetin por dhe gadishullin e Karaburunit dhe Ishullin e Sazanit. Zyrtarisht Bashkia çel sezonin veror në darë 12 Maj, por pushuesit nuk kanë pritur këtë datë për të vizituar Vlorën, ata kanë mbushur strukturat akomoduese plot këtë fundjavë, për shkak edhe të çmimeve konkurruese.