Kabineti i Sigurisë në Izrael, i dha dritën jeshile marrëveshjes me Hamasin dhe tani, hallka e fundit për vulosjen përfundimtare të paktit mbetet miratimi i kabinetit qeveritar. Ishte kryeministri Benjamin Netanyahu ai që e kishte shtyrë më herët mbledhjen e kabinetit pasi e akuzoi grupin militant palestinez se kërkonte ndryshime në tekstin e marrëveshjes finale.