Top Channel/ “Të gjithë heshtin pas masakrës”, Berisha bën thirrje për protestën në Shkodër
01/11/2024 22:21

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar masakrën me tre të vdekur në Shkodër, ku bën fajtor institucionet. Ai bën thirrje që qytetarët të marrin pjesë në protestën e organizuar në këtë qytet duke thënë se “nesër të marshojmë në Shkodër, sepse Flutura Basha mund të ishte secili prej nesh, secili nga të dashurit tanë, secili nga fëmijët tanë”. Berisha: Në atë masakër humbi jetën një nënë e tre fëmijëve, një zonjë, një motër, bashkëshorte, tek kthehej nga puna tek fëmijët e saj. Ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, bashkëshorti i saj. U ekzekutuan në publik dy të rinj, por gjer sot, gjer sot, ministri i krimit nuk ka shqiptuar një fjalë të vetme për krimin e shëmtuar të bandës së qeverisë. Gjer sot, prefekti apo kreu i bashkisë i instaluar nga banda e partisë nuk kanë guxuar të shqiptojnë një fjalë të vetme, për krimin makabër, masakrën, përgjakjen e qytetit dhe viktimat e pafajshme. Mbrëmë kreu i krimit të organizuar në Shqipëri, Edi Rama edhe pse u pyet direkt për këtë masakër, në një akt cinik të një shpirti katran, nuk gjeti një fjalë të vetme të ngushëllonte familjet e viktimave. Nuk gjeti një fjalë të vetme të dënonte vrasësit e partisë shtet. U përgjigj se krimi sot, është më i zbrapsur se kurrë dhe se ajo vetëm ishte një tragjedi. Po se ishte një tragjedi nga përmbytja, apo aksident, apo masakër nga banda e partisë? Pra kreu i narkoshtetit, lejtnantët e tij, nuk kanë guxuar, kanë kaluar dy ditë, të dënojnë aktin kriminal, masakrën e bandës së tyre. Të shprehin ngushëllime familjes së viktimave, sepse janë sponsorizuesit, frymëzuesit e masakrës. Berisha: Nuk mund të flas kreu i bashkisë se, mandati i tij qëndron mbi krimin. Nuk mund të flas kreu i prefekturës, sepse votat e tij janë votat e krimit. Nuk mund të flas ministri i krimit, sepse drejtori i tij, është drejtori i krimit. Ndaj dhe heshtin njëri pas tjetrit, si ministria, ashtu dhe Proda i krimit, zyrtarë të tjerë, gjer tek Edi Rama. Ndaj dhe ne të gjithë të tjerët, duhet të ngrihemi fuqishëm, nuk duhet të heshtim kurrë. Duhet të jemi në Shkodër nesër, për tu dëshmuar qytetarëve fisnik të Shkodrës, se ata në asnjë rrethanë, në asnjë rast, nuk janë dhe nuk do të jenë vetëm, por do të kenë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve të vërtetë, kudo që janë. Duhet të jemi nesër në Shkodër, për të dëshmuar se jemi të pamposhtur, se bandat e qeverisë dhe as qeveria e tyre nuk na mposhtin kurrë. Se jemi të gatshëm në këtë betejë për përballe dhëmb për dhëmb me këta kriminelë dhe për të fituar. Ndaj dhe u bëj thirrje, që nesër të gjithë të rinjve, të gjithë të rejave të këtij vendi, marshoni në Shkodër sepse marshoni për dinjitetin tuaj, marshoni për sigurinë tuaj, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj. Ftoj çdo qytetar nesër të marshojë në Shkodër, sepse Flutura Basha mund të ishte secili prej nesh, secili nga të dashurit tanë, secili nga fëmijët tanë. Ndaj dhe të marshojmë në Shkodër, sepse masakra ishte e paralajmëruar. I riu Arlind Bushati pa me sytë e tij, tytën e revoles së vrasësit, e denoncoi, por policia e mbrojti. Jo se nuk e kapi, jo se nuk e gjeti, por fshehu në mënyrë që të kompletonte veprën e tij makabre. Hamza Lici një djalë 23 vjeçar, asnjëri as tjetrit të përmendur kurrë të implikuar në krime, por vrasësit e partisëm, të etur për gjak donin tu merrnin jetën në publik, në rrugë kryesore në Shkodër të cilën Edi Rama, për shkak të një mandati e ka dorëzuar tek banda dhe bën terror, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj.

Top Channel/ Berisha: Ulja e akcizës, tallje. Nuk ka integrim në BE për shqiptarët
05/04 19:40
Top Channel/ Takimet e Ramës në njësinë 5, Braçe i revoltuar që nuk mori pjesë: Histori deliri
05/04 19:38
Top Channel/ “Shqipëria ka taksën më të lartë në botë”, Berisha i përgjigjet Ramës për…
05/04 17:47
Top Channel/ Politika urim për Pashkët, mesazhet nga Begaj, Rama dhe Berisha
05/04 15:08
Top News – Urimet për Pashkën. Begaj, Rama e Berisha mesazhe për besimtarët
05/04 12:55
Top Channel/ Pashkët/ Rama bën urimin me videon e veçantë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale
05/04 12:53
Top Channel/ Rama:Je dakord ti që unë të kem klonin tim? Ja si përgjigjet biotikistja në Flasim
05/04 10:57
Top News – ‘Korrupsioni, sëmundje e rëndë e trashëguar. Ne kemi rritur të ardhurat buxhetore’
05/04 10:24
Top News – ‘Fonde për fermerët e rinj’. Rama flet për skemën kombëtare të bujqësisë
05/04 10:24
Top News – Shtrenjtimi i naftës, Rama: Miratuam uljen e akcizës nëse çmimi shkon mbi 220 lekë
05/04 10:24
Top News – Kryeministri Rama prezanton nismën e qeverisë ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’
05/04 10:24
Top News – ‘Bëjnë çmos, të mbulojnë punët me ziftin e dëshpërimit, baltën e urrejtjes’.
05/04 10:23
Top Channel/ ‘Ti je të dhëmbi i qenit’, Rama batuta në Flasim: Unë nuk kam më në dispozicion…
05/04 10:22
Top Channel/ Kryeministri Rama rendit ngjarjet më të rëndësishme të Javës
05/04 10:16
Top Channel/’Ruset janë shumë të bukura’ Rama batuta me studentin shqiptar që ka mbaruar në Moskë
05/04 10:13
Top Channel/ Miratohet Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, Rama: Lehtësim kushtesh dhe …
05/04 09:54
Top Channel/ Rama: Ekonomia jonë është fuqizuar shumë, 1 miliard të ardhura shtesë…
05/04 09:48
Top Channel/ Akciza e naftës, Rama:Do bëjmë të mundur që qytetarët të mos abuzohen, masa drastike…
05/04 09:45
Top Channel/ ‘Dyfisho ndërrmarjen tënde’, Rama: Brenda një muaji do shpallim programin për….
05/04 09:45
Top Channel/ Rama në Flasim: Luftë mizerabël politike, punët e Shqipërisë i mbulojne me…
05/04 09:44