Bashkë me fundjavën këtë të premte nisi dhe udhëtimi drejt plazheve i pushuesve të gjysmës së dytë të muajit korrik. Kjo është koha sipas operatorëve turistikë, kur nis dhe piku i sezonit turistik. “Kjo fundjavë do të mbushë në kapacitetet 100% hotelet. Mendojmë se sezoni do të shtrihet deri në fund të muajit shtator”-shprehet Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistikë të jugut.