Kuvendi i Shqipërisë i ka nisur punimet e seancës së kësaj të enjteje me një minutë heshtje në nder dhe kujtim të 44-vjeçarit Gerti Bogdanit, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Deputetët e opozitës, pas nderimit të ish-deputetit demokrat, janë larguar nga seanca, ndërsa diskutimet kanë vijuar mes deputetëve të maxhorancës. Paraditen e sotme, nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë u hapën dyert për të zhvilluar homazhe për të ndjerin Bogdani, që u nda parakohe nga jeta, pas një arresti kardiak.