Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Elbasan, pas operacioneve policore ndaj personave të shpallur në kërkim. Në pranga ka rënë 30-vjeçari me iniciale A.S., të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.