27 drejtues mjetesh janë arrestuar në qytetin e Elbasanit, për shkelje të rregullave të qarkullimit. 15 prej tyre janë kapur në gjendje të dehur, ndërsa 12 të tjerë për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. Gjithashtu 6 shoferë janë vënë nën hetim për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit.