Historia e Partisë Demokratike kur kryetar kishte Sali Berishën është e mbushur me përjashtime dhe dëbime. Ato mbajnë firmën e vetë Berishës i cili në fund u godit nga e njëjta armë që përdori ndaj të tjerëve. I pari që provoi goditjen dhe përjashtimin nga Berisha, ishte Gramoz Pashko i cili u përjashtua nga grupi parlamentar në vitin 1992. Bashkë me të Berisha përjashtoi Arben Imamin, Ridvan Peshkëpinë Perikli Tetën dhe Afrim Jupin. Ata më pas u grupuan tek aleanca demokratike me neritan cekën, me të cilin Berisha ishte ndarë shumë më herët.