Me fjalën “të dashur kanabistë” deputeti Flamur Noka ironizoi mazhorancën, të cilën gjithashtu e quajti edhe grup kriminal. E ndërsa vijonte akuzat gjatë fjalës së tij, nënkryetarja Ermonela Felaj e njoftoi se i kishte mbaruar koha dhe i mbylli mikrofonin. As kjo nuk e ndaloi Nokën të vijonte të fliste, ndonëse nuk dëgjohej përtej sallës.