Top Channel/ Të burgosurit nuk do votojnë! Kreu i KQZ: Pas parregullsive do përjashtohen
21/07/2023 19:34

122 të burgosurit në Rrogozhinë pritet të mos kenë të drejtën e votës të dielën kur do të përsëritet procesi zgjedhor në këtë bashki. Pas parregullsive të konstatuara në kutinë e burgut më 14 maj, Kolegji Zgjedhor vendosi shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, çka sjell sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi nevojën për përjashtimin e të burgosurve nga lista e zgjedhësve. ‘Në burgun e Rrogozhinës besoj nuk do të votohet, për shkak të mënyrës si është përgatitur lista e zgjedhësve në mospërputhje me kodin zgjedhor, kolegji zgjedhor i shpalli të pavlefshme zgjedhjet, e me ripërsëritjen e tyre, të burgosurit nuk kanë të drejtë vote”- tha Ilirjan Celibashi. Gara mes dy kandidatëve, të koalicionit bashkë fitojmë Shkëlqim Hoxhës dhe të partisë socialiste Edison Memollës duket të jetë e fortë, pasi kutia e burgut ishte ajo që vulosi rezultatin në 14 maj, pasi diferenca mes tyre ishte e ngushtë. Sot është dita e fundit e fushatës në bashkinë e Rrogozhinës, ndaj KQZ ka marr masat për mbarëvajtjen e votimit më 23 korrik, teksa ju bën një thirrje partive politike për të shmangur incidentet. “Fushata ka shkuar mirë, në KQZ nuk ka pasur shqetësime apo pretendime nga kandidatët, çka është pozitive e shpresoj që edhe në vijim kështu të vazhdoj i gjithë procesi i votimit, ndaj kërkoj vetëpërmbajtje!”- tha Celibashi. Celibashi fton banorët e Rrogozhinës të votojnë të dielën, edhe pse shfaqet me pritshmëri të ulëta për pjesëmarrjen. “I nxis njerëzit të shkojnë të votojnë, por të jemi realist koha kur po përsëriten zgjedhjet nuk është e favorshme sepse është periudhë pushimesh e njerëzit nuk ndërmarrin angazhime politike”- tha Celibashi.

Top Channel/ Tenton të grabisë bankën në Tiranë me armë, largohet pa marrë para dhe arrestohet
12/02 12:28
Top Channel/ Goditen trafikantët e drogës, u kapën 45 kg hashash dhe armë, një polic u plagos lehtë
12/02 12:22
Top Channel/ Me lotësh e dhimbjes, përcillen për në banesën e fundit katër anëtarët e familjes Kola
12/02 12:19
Top Channel/ Hyri me kallashnikovë në bankë, momenti kur autori arrestohet në Tiranë
12/02 12:17
Top Channel/ Qëlloi me kallash brenda bankës në Tiranë, zbulohet identiteti i autorit
12/02 12:10
Top Channel/ “Fatkeqësia e Kombit është prezenca jote këtu Sali”,Zegjineja sulmon Berishën në Kuvend
12/02 12:03
“Mbroni vithet e Ballukut”/ Berisha zapton foltoren, shpërthen Taulant Balla, kaos në Kuvend
12/02 11:57
Top News – Debat i ashpër/ Shehaj përplaset me Peleshin: Keni tentuar të fshihni dosjen e Ballukut
12/02 11:56
Top News – Berisha nuk lëshon foltoren, përplaset me socialistët, Peleshi i ndërpret fjalën
12/02 11:56
Top News- Gazi u mori jetën në Itali/ Trupat e 4 anëtarëve të familjes Kola do prehen në Peqin
12/02 11:33
Top News – Ndërtim pa leje në Selitë. Pezullohen 3 zyrtarë të IMT-së në Tiranë
12/02 11:01
Top Channel/ Humbën jetën nga asfiksimi, mbërrijnë nga Italia trupat e katër shqiptarëve
12/02 10:25
Top News – Përplasjet mes grupeve të Elbasanit. Belgjika dorëzon në Tiranë të kërkuarin nga SPAK
12/02 10:16
Top News – Halli për pronat bashkon banorët e Rrjollit dhe Durrësit në protestë para Kuvendit
12/02 10:06
Top Channel/ Banorët e prekur nga projekti TID Durrës dhe ata të Rrjollit protestë para parlamentit
12/02 09:58
Top Channel/ Pjesë e grupit kriminal që vepronte në Elbasan, arrestimi i 32-vjeçarit në Belgjikë
12/02 09:47
Top Channel/ Banorët protestë para Kuvendit, kundërshtojnë projektet në Durrës dhe Shkodër
12/02 09:46
Top Channel/ Elbasan, 3 të arrestuar për drogë. Një polic u plagos lehtë
11/02 23:15
Top News- Kapen 45 kg kanabis në Elbasan, policia ndjek këmba këmbës trafikantët, tre në pranga
11/02 22:19
Top Channel/ Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset një polic
11/02 21:12
DIGITALB DIGITALB