Pas katër muajve opozita hoqi dorë nga bojkoti i votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Në seancën e së enjtes, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkuan mazhorancës për votimin e marrëveshjeve që ishin në rend të ditës. Opozita nuk votoi fare për marrëveshjen e Qeverisë së Kosovës me fondin OPEC për zhvillim ndërkombëtar e marrëveshja me Danimarkën për sjelljen në Kosovës të rreth 300 të burgosurve danezë nxiti debat në Kuvend.