Dy turistë të huaj kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës, në lartësinë 2500 metër, për shkak të motit të keq. Ministria e Brendshme njofton se ata u shpëtuan falë ndërhyrjes së ekipeve të kërkim- shpëtimit. Me ndihmën e helikopterit, turistët janë larguar nga lartësia dhe tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.