Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premtoi rritje të pensioneve, nëse Partia Demokratike vjen në pushtet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në daljen për mediat, kreu i PD-së u shpreh se do të aplikojë skemën e qeverisë së Kosovës, duke rritur pensionet në varësi të kontributeve që kanë gjatë jetës së tyre.