Ndryshimet e paketës fiskale që vijnë si një modifikim i disa taksave e tatimeve më shumë si mbështetje për biznesin e qytetarët, shihen si një mënyrë për të rritur të ardhurat buxhetore. I këtij mendimi është eksperti Eduart Gjokutaj, i cili teksa vlerëson lehtësimin e tatimit mbi pagat, shton se ndërhyrjet e tjera të Financave rëndojnë më tej konsumatorët dhe nuk adresojnë problemet e sektorëve të ekonomisë.